Deputeti Vladimir Kosta i është kundërpërgjigjur kreut të OSHEE-së, Ardian Çela, i cili më herët gjatë ditës reagoi për faktin se një ditë më parë Kosta i përmendte emrin në letrën dërguar Kryeministrit Edi Rama e ku njoftonte largimin nga PS,.

Në reagimin e tij, Çela shprehej se Kosta i ka kërkuar që të fitonte tender dhe e etiketonte deputetin Kosta si një nga zyrtarët që nuk do miratimin e reformës në drejtësi.

Për këtë arsye, Kosta në reagimin e tij më të fundit deklaron hapur votën e tij pro reformës duke shtuar se sqarimet e tij do t’i bëjë publike pas miratimit të draftit në Kuvend.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvladimir-kosta-i-pergjigjet-kreut-te-oshee-se-te-sqaroj-pas-21-korrikut%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=64db2966a1

Statusi i Vladimir Kostës: 

Duke marrë shkak nga shpifjet dhe spekulimet mediatike,të bëra pas deklaratës time të djeshme, dëshiroj të bëj me dije se :

“Si patriot dhe socialist, deklaroj voten time pro Reformes se Drejtesise, sic rekomandohet nga SHBA dhe BE. Prandaj sqarimet e mia te metejshme do t’i bej publike vetem pas 21 korrik 2016, pra pasi te votohet ne Kuvend Reforma e Drejtesise.”

 

Reagimi i kreut të OSHEE, Ardian Çela

Një ditë më parë Vladimir Kosta i dërgoi një ditë letër kryetarit të PS-së, Edi Rama ku lajmëronte se po largohej nga grupi parlamentar.

Ai akuzonte Ramën se nuk dinte të vlerësonte njerëzit që punonin dhe letrën e mbyllte me fjalinë “Me që nesër bën  festën e partisë, Ard Çelën e bëre anëtar asambleje dhe i takon të jetë se fton zyra  por  mos të dalë nga mendja të ftosh Gëëëëëzimin e KASHTËS….”.

Pas kësaj letre ka reaguar drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, i cili shkruan “Shpreh keqardhje të thellë për prononcimin e deputetit Vladimir Kosta, por nuk jam i keqardhur që nuk i’a kam plotësuar kërkesat e tij absurde për të fituar në rrugë të paligjshme tenderë të shpallur nga OSHEE. Fatkeqësisht nuk më vjen e papritur kjo shfaqje vulgariteti vetediskreditues që flet vetë për nivelin e Vladimir Kostës. Sulmin e tij në vigjilje të finalizimit të Reformës në Drejtësi e marr si kompliment për kompaninë dhe për drejtimin tim me ligjshmëri dhe transparencë. Reforma në Drejtësi ende pa u miratuar po tregon se çfarë vlere të madhe ka për të ndarë njerëzit që duan shtet, drejtësi, rregulla nga ata që duan të vazhdojnë në rrugën e vjetër të përfitimeve të paligjshme”.