Luiza Gega rrëfen zhgënjimin pas medaljes: Nuk kisha as uniformë… Nënkampionia e Europës në Europianin e Atletikës që u zhvillua në Amsterdam, ka rrëfyer emocionet e turneut dhe vështirësitë që pati për mungesën e mbështetjes nga autoritetet.
Pak ditë më parë Gega zuri vendin e dytë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke thyer edhe një rekond kombëtar. Në një intervistë për televizionin “Top Channel”, thuhet se atletja shëtiste në pistë me një flamur të marrë diku sa për shenjë, pasi përmasat e tij tregonin që nuk ishte një flamur normal individual, ndërkohë në podiumin e medaljes nuk ka pasur as edhe një uniformë të mbishkruajtur me emrin Albania.
“Po, uniformë Shqipërie nuk kisha dhe gjatë të gjithë kohës ndihesha keq për këtë. Gjithsesi, mendoj se duhet të ndihen më keq ata që nuk i mundësojnë këto gjëra”,tha atletja Gega. Duke folur për kushtet e vështira të stërvitjes, sportistja tha se edhe akullin e blen vetë.


