Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona të shpallur në kërkim, për trafikim të miturish dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion.
Ata janë Enea Sinani, 28 vjeç, banues në Tiranë, edhe Elton Drapi, 29 vjeç, banues po në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në funksion të procedimit penal të vitit 2014 për veprën penale “Trafikim i të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/3.


