Emiljano Shullazi do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Krimeve të Rënda, pas rivlerësimit të masës së sigurisë. Sipas avokatit të Shullazit, Vladimir Meçes, ai po mbahet në qeli pa prova, por mbi thashetheme mediatike. Gjatë seancës Emiljano Shullazi nuk ka qenë prezent, pasi thuhet se kishte deklaruar se nuk donte të marrte pjesë.
Emiljano Shullazi u arrestua me urdhër të Prokurorisë e Krimeve të Rënda si i dyshuar për “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale”. Pak orë pasi është shoqëruar nga forcat e policisë Emiljano Shullazit i është komunikuar urdhër arresti, ndërsa bashkë me të janë arrestuar edhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, si edhe shoku i tij Gilmando Dani.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi ndodhen në paraburgim në Tiranë dhe akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar criminal, gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje. Asnjë prej të pandehurve nuk i ka pranuar deri më tani akuzat.





