Cece Jovanovic, aktualisht pjesëmarrëse në reality show-n “Farmi”, është njëra nga show girl-et më të famshme në Serbi. Mirëpo, në një deklaratë shokuese për mediat serbe, modelja ka treguar sesi pasioni për modelingun i ka sjellë pasoja të rënda në jetën e saj.
Suplementi “Bluetooth” ka publikuar ditën e sotme historinë e rrëfyer nga vetë Cece. Ajo ka treguar se pak kohë më parë ka punuar si modele për një agjenci, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ajo e mendonte. Brenda një kohe të shkurtër, drejtuesit e kompanisë e kanë trafikuar drejt Shqipërisë duke e detyruar të punonte si prostitutë. Ajo gjithashtu ka thënë se klientët e saj ishin pjesë e shtresë së lartë të shoqërisë, por nuk ka zbuluar emra apo pozicionet publike që ata mbanin. Pas eksperiencës së tmerrshme, ajo ka arritur të kthehet në Serbi dhe tashmë vazhdon karrierën e saj si show girl.





