Festivali i 11- të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme. Natën e fundit  të këtij eventi të muzikës klasike e mbylli koncerti i duos “Aliada” ku interpretuan në saksofon Michal Knot nga Polonia dhe në akordeon (fizarmonikë) Bogdan Laketiç, nga Serbia. Ata kanë performuar programin "Ngjyra të reja të së shkuarës" nën tingujt më të njohur nga Vivaldi, Grig, Bartok, etj, në ambientet e Muzeut Arkeologjik.

Në të gjashta ditët e këtij koncerti kanë interpretuar instrumentistë vendas e të huaj, të cilët i kanë dhuruar emocione të shumta publikut që e do muzikën klasike.