Gazeta britanike “The Sun” ka shtangur të gjithë lexuesit e saj me disa foto tronditëse të ish-futbollistit britanik Paul Gascoigne, në gjendje thuajse mjerane. Nudo dhe i pirë në mes të rrugës, thuajse i panjohur për fansat e tij, Gazza është “kapur mat” teksa zbret nga një taksi, në gjendje të rëndë mendore dhe me një cigare në gojë. Dhe ka veshur një peshqir dushi, të cilin nuk arrin dot ta mbajë të mbyllur, duke nxjerrë jashtë edhe pjesët më intime.
“Sapo kishte blerë një shishe xhin, cigare elktronike dhe disa ilaçe anti-dhimbje”, ka thënë për median britanike një dëshmitar, që më tej shtoi: “Ishte në mes të rrugës, të gjithë fqinjët e shihni me habi. Ishte një poshtërim publik për të. Një trishtim. Jemi të gjithë të shqetësuar për gjendjen e tij”, janë fjalët e një dëshmitari të bëra publike nga e përditshmja “The Sun”, ndërkohë që pak ditë më parë ish-futbollisti kishte përfunduar në spital, pas një dëmtimi në kokë.
Fotot tronditëse: Gascoigne nudo dhe i pirë nëpër rrugë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përkujtohet 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane, Baba Mondi: Dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit
Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, rezultoi se ishte bosh
“Këtu nuk ka rregulla, s’është si te Mercedes-i”/ Hamilton ‘shpërthen’ ndaj Ferrarit dhe Leclerc: Tani kampionati për mua mbaroi
Tragjedi në festivalin fetar në Meksikë, shpërthejnë fishekzjarrët, 10 të vdekur dhe 64 të plagosur





