Vazhdon ende procedura e vlerësimit të ofertave për tenderin e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës nga ana e Ministrisë Transportit.
Dokumentacioni po shqyrtohet nga konsulenti ndërkombëtar që është IFC dhe brenda korrikut do të dalë rezultati.
Ministri Edmond Haxhinasto tha gjatë një pronconcimi për mediat, se procesi është kompleks dhe po shihen të gjitha aspektet e tij, ato ligjore, teknike dhe ekonomike.
Sipas ministrit, do të vlerësohen të gjitha kapacitetet e kompanive. Janë 2 shoqëri që kanë kërkuar të marrin me koncesion mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit. Kontrata është 30-vjeçare dhe parashikohet vendosja e një pagese prej rreth 5 eurosh për çdo automjet që kalon në 60 kilometrat e segmetit Milot-Morinë.





