Çdo vajzë që i mban thonjtë me xhel e di se sa bukur dhe elegante ndjehet kur duart e saj tregojnë finesë. Por ndoshta jo të gjitha nuk e dinë se sa rrezikojnë për shkak të përmbajtjes së xhelit që vendosin mbi thonjtë e tyre natyralë.
Studimet e fundit kanë zbuluar se xheli i cili vendoset në thonj, përmban njëzet e katër elemente kimike toksike.
Ndër ta është fosfati trifenyl (TPHP), një element kimik që pengon sistemin endokrin i cili merret me kontrollimin e hormoneve tona.
Gjithashtu, ai ndikon në metabolizëm, aftësitë reproduktive dhe rregullimin e hormoneve.





