Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Puglia të Italisë. Dy trena janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes së fortë, të paktën 11 persona raportohet se kanë humbur jetën.
Sipas mediave italiane, bilanci i viktimave pritet të rritet. Dëshmitarët flasin për skena apokalipsi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti tragjik.





