Nënkampionia e Europës në atletikë, Atletja Luiza Gega mbërriti mbrëmë në orën 23:15 në e aeroportin e Rinasit. Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra në Amsterdam, ajo regjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.Vajza që në Amsterdam bëri krenar çdo shqiptar duke arritur të renditet e dyta në 3000 metra me pengesa mbërriti në atdhe, por pavarësisht fitores që rrëmbeu, asnjë shtetar nuk e priti në aeroport, por megjithatë surpriza nuk mungoi. Qytetarë të thjeshtë dhe sportdashës u mblodhën në Rinas për të pritur kampionen e tyre. Ata i rezervuan një pritje mjaft të ngrohtë, me flamuj, duartrokitje dhe urime të përzemërta, ato çka një sportist ka nevojë të shohë. Vetë Luiza Gega u shpreh shumë e emocionuar. “Faleminderit të gjithëve për emocionet që më dhuruat” shkruan në profilin e saj në Facebook nënkampionia e Europës.
U shpall nënkampione e Europës, por asnjë nga shteti se priti
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përkujtohet 35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës Bektashiane, Baba Mondi: Dëshmi e gjallë e ringritjes, përkushtimit dhe besimit
Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, rezultoi se ishte bosh
“Këtu nuk ka rregulla, s’është si te Mercedes-i”/ Hamilton ‘shpërthen’ ndaj Ferrarit dhe Leclerc: Tani kampionati për mua mbaroi
Tragjedi në festivalin fetar në Meksikë, shpërthejnë fishekzjarrët, 10 të vdekur dhe 64 të plagosur





