Era Istrefi së fundmi u përfol si pretendete për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

I kontaktuar nga gazeta "Express", menaxheri i këngëtares, Faton Shoshi, tha se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare, por edhe mund të ndodhë.

Mes të tjerash ai premtoi që nëse Era merr pjesë në Eurovizion, do ta sjellë fitoren në Shqipëri.

Këngëtarja shqiptare është një tjetër yll në ngritje, që po synon tregun ndërkombëtar të muzikës. Kënga e saj “Bonbon” ka arritur dëgjueshmëri të madhe në gjithë botën dhe pritet që Era së shpejti të bëhet emër i njohur ndërkombëtarisht.