Marina Vjollca ka qenë e angazhuar për një muaj rresht në emisionin sportiv të Top Channel. Kjo ka bërë që pas evropianit të futbollit ajo të filloj pushimet verore. Marina ka postuar një foto në Instagram duke lexuar një libër dhe duke pirë puro. 

“Relaks total #liber #puro #cohiba”, ka shkruar ajo përbri fotos së publikuar. 

Nuk dihet se me kë ka filluar pushimet, por duke marrë parasysh se edhe i dashuri, Getoar Selimi ka filluar pushimet, çifti të zgjedh një prej plazheve evropiane.