Një punonjës policie është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm, në banesën e tij në Pezë Helmës të Tiranës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se viktima E. K., 39 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin prindërit e tij dhe bashkëshortja, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.
Ndërkohë një grup hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





