Vitamina A është e nevojshme për disa procese në trupin e njeriut, si ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës, për funksionimin e imunitetit, për shikim në errësirë etj.Vitamina A mundëson edhe një funksionim më të mirë të mushkërive, në mesin e shumë efekteve të tjera pozitive për shëndetin e njeriut.
Këtë përfundim kanë nxjerrë studiuesit amerikanë, pasi kanë analizuar fëmijë të moshës nga 9-13 vjec. Ata kanë vërejtur se funksioni i mushkërive te fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë kanë konsumuar vitaminë A, ka qenë më i mirë se i atyre fëmijëve, nënat e të cilëve nuk kanë konsumuar sasitë e duhura.
Kur nuk kemi mjaftueshëm vitaminë A në trupin tonë kemi mungesë oreksi, lëkurë të tharë, dhe tek fëmijët paraqet ç'rregullime në zhvillim.
Nëse nuk konsumohet mjaftueshëm me anë të ushqimit kjo vitaminë duhet të merret me anë të suplementeve, tabletave të pasura me këtë vitaminë.





