Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit u mbajt koncerti i shumëpritur i rreperit me famë botërore, Chris Brown. Këngëtarja Rita Ora ka qenë e ftuar në këtë event, por edhe pse nuk i ka munguar dëshira për të qenë prezente, ajo nuk ka mundur të ndjekë koncertin e mikut të saj në qytetitn bregdetar.

Duket se kjo ka ndodhur për shkak të paaftësisë menaxhuese të drejtuesve të aeroportit rreth mesnatës, pasi sipas tyre ishte e pamundur që charteri i saj të ulej në Rinas.

Kjo nuk është hera e parë që aeroporti  “Nënë Tereza”,  krijon probleme të tilla. Burokracia e uljeve në Rinas është nga më skandalozet në Europë.

Pasi nuk mundi të merrte pjesë në koncert, Rita Ora përmes një postimi e ka uruar Chris Bronw dhe ka shprehur keqardhje që nuk mundi të ishte prezente pavarësisht dëshirës së madhe.