Prej 11 vjetësh në qytetin e Durrësit zhvillohet “Chamber Fest Durrës”. Është ky event i përvitshëm i muzikës klasike që i dhuron qyetatarëve kënaqësinë e tingujve të Violinë, pianos, flautist, klarinetës etj. Për herë të parë ky festival u zhvillua në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, duke i dhënë mundësinë të pranishmëve përveçse të shijonë koncertit, të njihen nga afër me kulturën e lashtë të qytetit bregdetar.

Drejtorja artistike  e ”Festivalit të Muzikës së Dhomës”, Nevila Kalaja, rrëfen për “Durrës Lajm” se në edicionin e parë të këtij eventi, plot 11 vjet më parë, muzikantët kishin dyshime për mënyrën se si do të nga pritej nga publiku. Por sot, koncerti ka kaluar çdo provë. Edhe pse qytettarët e Durrësit jo rrallëherë duken si indiferentë, këtë koncert të muzikës klasike e kanë mirëpritur dhe shijuar deri në fund.

Përveç instrumentistëve shqiptarë në këtë festival marrin pjesë edhe muzikantë të huaj. Nevila na tregon se si lindi ideja e bashkëpunimit për një event të tillë, teksa ajo bashkë me të vëllanë shihnin një concert të ngjashëm në Tiranë. Më pas ata menduan që edhe për dashamirësit e muzikës klasike të sillnin në qytetin bregdetar këtë festival kaq të veçantë.

Nevila Kalaja drejtorja artistike e festivalit, ka lindur në Durrës e ka marrë mësime për violinë që në moshën 6 vjeçare. Pas mbarimit të shkollës së mesëme me rezultate të shkëlqyera, ajo u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku përfundoi studimet po ashtu me rezultat maksimal. Në vitin 2004 u diplomua në Konservatorin e Valle D’Aosta në Itali dhe ka marrë pjesë në kurse të ndryshme specializimi. Përveçse në Shqipëri ka patur bashkëpunime me instrumentistë të huaj edhe në skenat botërore.

Që prej vitit 2003 deri 2009, ajo ka qenë pjestare e Orkestres Simfonike të Valle D`Aosta. Shpesh herë ka luajtur si soliste me “Orkestrën Aleksandër Moisiu” Durrës, “Orkestrën e Akademisë së Arteve” Tiranë dhe “Ansamblin Stinët” krijuar prej saj në vitin 2002 me pjesetarë te Akademisë së Arteve në Tiranë.

Që prej vitit 2006 është drejtore artistike e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës që zhvillohet në Durrës.
Spikatet si një prej instrumentisteve mjaft aktive të qytetit të Durrësit.

Në vitin 2012 vlerësohet me titullin" Membro Honoris ad Vitam" nga Centro Culturale Artistico Letterario-Citta di Brindisi, për kontributin dhënë prej saj në zhvillimet kulturore midis dy vendeve. 

Prej vitit 2011 – 2014 eshte Drejtore e Shkolles se Mesme Artistike "Jan Kukuzeli " Durrës dhe Këshilltare për arsimin dhe kulturën pranë bashkisë së qytetit.

Edhe pse festivali zgjat vetëm disa ditë, Nevila e apasionuar pas violinës, shprehet se ky event e mban të angazhuar gjatë gjithë vitit. Për të sjellë në performance të arrira artistike e për të patur një vijueshmëri konstante të festivalit, që është pa dyshim një vlerë e shtuar e qytetit tonë.

R.O.