Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s në Varshavë, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në sesionin e punës së kryetarëve të shteteve dhe qeverive lidhur me Misionin Mbështetës në Afganistan.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi vazhdimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah Aleancës për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të institucioneve në Afganistan.
“Shqipëria është e angazhuar prej vitesh me trupa në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe së bashku jemi duke investuar që Afganistani të jetë një vend i sigurt për qytetarët e tij dhe jo vetëm”, tha Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare theksoi në këtë Samit se Shqipëria ka vendosur të dyfishojë prezencën e saj, në përmbushje të angazhimeve të saj në kuadër të misionit të NATO-s në Afganistan.





