Këngëtarja Nora Istrefi vjen në këtë foto të parë në plazhin e Dhërmiut, pasi është bërë nëna e vajzës së saj të parë, Renee.

Ashtu si çdo vit, Nora e shfrytëzon ditën për plazh, dhe natën për koncertet, ku ishte e ftuar në një nga club-et e Vlorës.

30-vjeçarja është fotografuar topless, në momentin që ishte shtrirë në shezlong dhe kishte hequr pjesën e sipërme të bikinit.

Ajo ka qenë pa praninë e bashkëshortit të saj, Robert Berisha, por gjithmonë në prani të badigardëve që e shoqërojnë ngado.

Bie në forma ideale fizike, pasi i duken dhe muskujt e barkut, të cilat duan shumë punë për t’u rikthyer pas lindjes.