Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, është vënë në siklet pasi mbaroi komunikimin e tij me gazetarët.

Ai është ndalur në rrugë nga një grua, e cila i bëri disa pyetje “pikante”.

Gruaja: Një pyetje, jam nëna jote në moshë. Me çfarë ushqeheni? Më habit një gjë, që kur bëheni deputet shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin? Apo ju dobësojnë?

Fatmir Xhafaj: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani.

Gruaja: Por vetëm për juve veprojnë…

Në fund, deputeti socialist ka buzëqeshur, e ka përqafuar gruan dhe është larguar.