Kryeministri britanik David Cameron ka hequr ndalesën për gratë që të shërbejnë në njësitë luftarake të ushtrisë britanike.

Gratë që deri më tani kanë shërbyer në vijat e frontit në role mbështetëse, tani do të lejohen t’i bashkëngjiten këmbësorisë dhe trupave të blinduara.

“Ky është një hap i madh. Është jetike që forcat tona të armatosura të jenë të klasës botërore dhe të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha Cameron.

Megjithatë një hulumtim i vetë ushtrisë britanike ka treguar se më pak se 5 për qind e 7,000 grave që shërbejnë në ushtri, do të kalonin testet për t’iu bashkuar këmbësorisë.