Nga Varshava e Polonisë, ku ndodhet në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kryeministri Edi Rama ka shkrepur një selfie me presidentin e SHBA-së Barak Obama, dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Kjo foto vjen në valën e debateve politike, pikërisht për një tjetër foto të Ramës me Obamën, e vitit 2012 gjatë një aktiviteti elektoral në SHBA, për të cilën prej disa ditësh, PD-ja akuzon kryeministrin Rama se ka shpenzuar 80 mijë dollarë për të realizuar këtë foto.
Në “Facebook”, Rama shkruan vetëm kaq: “Përshëndetje nga Samiti i NATO-s”.





