Gjykata italiane ka dënuar me 26 vjet burg shtetasin rumun, Vasil Izvoranu, i cili u shpall fajtor për vrasjen e shqiptarit Piro Moçka në Areco në shtator të vitit 2014.

Gjithashtu, gjykata ka dënuar edhe motrën e tij me 6 vjet burg, si bashkëpunëtore në krim. Ngjarja ka ndodhur më 7 shtator të vitit 2014.

Shqiptari gjendej në parkingun e një diskoteke të famshme në Areco kur është përballur me Izvoranun. Ky i fundit i ka kërkuar që të lirojë vendin e parkimit, pasi ishte i tiji.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fmoter-e-vella-denohen-me-burg-vrane-shqiptarin-per-vendparkimin%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=c3a73a8f2bAty ka nisur konflikti fizik që degjeneroi në përdorimin e armëve. Izvoranu plagosi edhe disa persona të tjerë teksa qëllonte me armë shqiptarin.