Bojërat për realizimin e tatuazheve mund të jenë kancerogjene. Kjo është ajo që u diskutua gjatë një takimi për tatuazhet, duke specifikuar se alarmi përfshin vetëm një lloj ngjyre të zezë. Sipas ekspertëve, kjo bojë e zezë mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin.

Alarmi u lëshua nga presidenti i grupit të studimit në Itali, “Atir Geppi Serra”, i cili sapo mori raportet e para u aktivizua duke analizuar produktin dhe dërguar shqetësimin deri te Ministria e Shëndetësisë.

Kjo bojë, e quajtur dinamike, është shitur kryesisht në studio për tatuazhe, pasi ajo kushton pak, më pak se një bojë e cila përdoret në studiot e certifikuara”.

Aktualisht disa nga importuesit kanë përdorur edhe etiketën mbi të ku shkruhet se nuk duhet të përdoret për tatuazhe, por megjithatë ky paralajmërim nuk dekurajon shumicën e artistëve të tatuazheve në Itali. Testet e kryera në ngjyrë kanë zbuluar praninë e disa metaleve të rënda dhe lloje të ndryshme të PAH (hidrokarburet aromatike policiklike), substancave të klasifikuara si kancerogjene, mutagjene dhe teratogjenike.

“Ne jemi shumë të shqetësuar. Ky është një produkt që është i lirë dhe sipas njohurive tona, për shkak se është shumë i errët jep rezultate të mira në dizenjimin e tatuazheve. Por kjo mbetet prapë e rrezikshme”, thotë një nga studiuesit e grupit. Më tej ai shton se duhet të bëhen kontrollet dhe të shmangen tatuazhet e bëra nga kjo bojë, vetëm se kushtojnë më pak, por që rrezikojnë rëndë shëndetin.