Shpërthen sherri në një familje në Durrës, vëllai godet vëllanë me mjete të forta në kokë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e Bajramit, kur pas një konflikti për motive të dobëta, Altin Bufi, 43 vjeç, ka goditur vëllanë më të vogël, shtetasin L. Bufi, 39 vjeç.
Policia bën me dije se të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit.
Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, specialistët për Krimet ndaluan Altin Bufin, nën akuzën e “Dhunës në familje”.





