Digjet plotësisht në mesnatë një automjet në fshatin Shkallë të Durrësit.

Automjeti tip “Volksvagen”, me targa AA 328 CK, ndodhej i parkuar para banesës së pronarit, shtetasit I.P.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit, pasi automjeti punonte me gaz dhe benzenë.