Mediat kosovare bëjnë të ditur se këngëtarët Ermal Mamaqi dhe Alban Skenderaj janë aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Ferizaj.
Dy këngëtarët shqiptarë po ktheheshin nga Shkupi, ku kishin performuar në një lokal nate.
Sipas të njëjtave media, makina me të cilën udhëtonin këngëtarët është dëmtuar shumë, por fatmirësisht Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj nuk kanë pësuar lëndime serioze.





