Pas legalizimit të martesave gay, reflektuar në nenin 4 të projektit kushtetues, vjen një tjetër propozim, ai i legalizimit të prostitucionit në Shqipëri.

EURALIUS, misioni i Bashkimit Evropian që asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi, propozon legalizimin e prostitucionit, duke kërkuar shfuqizimin e neneve 113 dhe 115 të Kodit Penal.

Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë i kërkoi Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e paragrafit të parë të nenit 113 të Kodit Penal, për t’i hapur rrugë dekriminalizimit të prostitucionit.

Në vendimin e saj, gjykata vlerëson se neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë.