Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Filloreta Kodra dhe disa prej diplomatëve shqiptarë në Gjenevë, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që duket se e ka fillin në Shqipëri, mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mirëqënies Sociale.

Në një audio, publikuar në “NewsBomb.al”, dëgjohet biseda në një mbledhe mes Kodrës dhe stafit të ambasadës.

Ambasadorja i tërheq vëmendjen punonjësve që nuk raportojnë me shkrim dhe nuk i kthejnë përgjigje me email, që sipas saj është dokument zyrtar. Në fillim të materialit dëgjohet se ajo i kërkon llogari një punonjësi për një informacion pas një mbledhjeje që nuk e ka raportuar me shkrim.

Pjesë nga debati

Kodra: Të kërkova informacion, e ke bërë

Punonjësi: Po me le ti mua të vija te zyra, erdha urgjent

Kodra: Me shkrim, e beje me shkrim, Ule zërin

Punonjësi: E kam zërin të lartë nga natyra

Kodra: Natyrat e tua mbaji me atë që të durojnë

Punonjësi: Nuk dua të më durosh ti

Kodra: Ka mundësi të pushosh

Punonjësi: Po ti pse nuk e ul zërin

Kodra: Dil, më sill informacionin, cohu këtu dhe mëso të flasësh

Punonjësi: Po unë erdha me urgjencë

Kodra: Raportohet me shkrim jo me gojë, lëri komentet, nga ty i dua të gjitha gjërat me shkrim

Punonjësi: Dhe unë i dua urdhrat me shkrim

Kodra: Mos më fol mua, jam unë këtu shefi, cohu nga tavolina, nuk dua të flas më me ty, vetëm me shkrim, dil

Punonjësi: Me shkrim do komunikoj edhe unë

Kodra: Zotëri, cohu nga tavolina dhe ik