Bashkëshorti dhunon fizikisht gruan e tij, dhe në ndihmë i vjen edhe i biri, i cili rreh pa mëshirë pikërisht nënën e tij.
Policia njofton se ka vënë në pranga babë e bir nga Këlcyra, Lefter Zoto, 55 vjeç dhe Kozma Zoto, 20 vjeç, që kanë ushtruar dhunë fizike ndaj gruas M.Z. , 40 vjeçe.
Dhunës në familje që erdhi pas një konflikti mes tyre, nuk i ka shpëtuar as vajza e shtëpisë, 15-vjeçarja K.Z. e cila ka marrë dëmtime të lehta,, (e bija dhe e motra e autorëve).
Babë e bir akuzohen për “Dhunë në familje, e kryer në bashkëpunim”.





