Dihet se depilimi me brisk i zonës bikini, në pjesën më të madhe të rasteve mund të përfundojë në irritime të këqija të lëkurës nëse nuk bëni mjaftueshëm kujdes. Dhe kush i ka qejf ato të skuqurat rrëzë kofshës tani që plazhi ka filluar?
Për t’ju shpëtuar nga një gjë e tillë, një ish-striptiste ka rrëfyer hilet e saj për një zonë bikini të lëmuar si lëkura e një bebeje, edhe menjëherë pas depilimit me brisk.
“Kam qenë një kërcimtare për 4 vite dhe e bëja këtë pothuajse përditë. E kam postuar këtë në profiin tim të vjetër dhe mora një MAL me mesazhe në inbox nga vajza që më falenderonin,” ka thënë përdoruesja e rrjetit social Reddit. Shfletoni galerinë për të zbuluar teknikën e saj.





