Një i ri shqiptar nuk e ka pritur mirë ndarjen nga e dashura e tij pas një lidhjeje disa mujore.
Për këtë arsye ai nisi të përndjekë ish-të dashurën dhe duke e kërcënuar dhe fyer në rrugë.
Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë që jetojnë në Itali (Cuneo). Djali një 30 vjeç i papunë dhe vajza 20 vjeçe, e cila punon si kameriere në një restorant.
Situata u bë shqetësuese për vajzën dhe në fund vendosi që të bënte denoncim në polici.
Kjo ka bërë që prokuroria të marrë masa për të parandaluar djalin që të takojë sërish ish-të dashurën e tij. Nëse do të ketë sërish, përndjekje apo kërcënimi ai do të arrestohet.





