Në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, vijon të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Dhomës. Mbrëmjen e së martës u zhvillua nata e katërt e këtij eventi, ku u interpretuan pjesë muzikore nga Johan Sebastian Bach, Antonio Vivaldi, Isak Shehu dhe Fancesco Geminiani.
Interpretues në këtë mbrëmje allegro muzikore ishte ansambli “Stinët” nën drejtimin e flautistit Luciano Condina-s. Solistë në violinë ishin Nevila Kalaja Herczegh dhe Gëzim Çelbari. E ndrësa në çembalo Simeone cordera.
Festivali i Muzikës së Dhomës është mirëpritur nga artëdashësit durrsakë, të cilët kanë duartrokitur ngrohtë muzikantët për interpretimin e arrirë dhe emocionet që dhuruan.
R.O.





