Një person ka mbetur i plagosur në qytetin e Laçit pas disa të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të stadiumit të këtij qyteti.
Nga informacionet paraprake mësohet se ka pasur një konflikt me armë mes dy personave për motive pronësie, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Mark Lleshaj,
Albert Spaçi, 21 vjeç dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 54-vjeçari Lleshi. Ky i fundit është sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.





