Babai i nuses mund të kishte imagjinuar gjithçka përveçse të gjente dhëndrin e tij të ardhshëm në një lokal, pranë një femre, e cila kishte qenë dëshmitare në dasmën e dy të rinjve. Ata po putheshin, përqafoheshin dhe po shfaqnin shenja të mëdha dashurie.
Ajo që duhej të ishte dita më e bukur e jetës ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Një martesë e përgatitur në detajet më të vogla, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 200 persona, ka përfunduar në një sherr masiv mes të afërmve të nuses dhe atyre të dhëndrit.
Ngjarja e veçantë ka ndodhur në Caltanissetta të Italisë, në sallën e pritjeve të një lokali, ku shumë pranë tyre ndodheshin edhe të ftuarit që kishin ardhur për dasmën e çiftit të ri.
Dasma nisi më së miri, pasi prindërit e të afërmit e të dyja palëve u mblodhën për të festuar, deri në momentin kur dhëndri i ri dhe njëra prej shoqërueseve të nuses u larguan për më shumë se gjysmë ore.
Pasi i gjeti babai i nuses, normalisht nisi sherri mes palëve dhe dasma u prish.





