Kur vjen puna tek shoqërite e VIP-ave me njëra tjetrën, na vjen gjithmonë në mendje dyshja Mira Kazhani-Anjeza Maja. Shoqe prej më shumë se 10 vitesh, ato janë bashkë në çdo moment. Këtë gjë e shikojmë në ekran, në evente dhe në profilet  e tyre në rrjete sociale. Ndoshta shoqëritë e vajzave të ekranit vihen në dyshim, por Mira dhe Anjeza po na tregojnë që midis tyre është shoqëri e pastër. Akoma dhe më shumë na bindën të gjithëve ditën e sotme, ndërsa ishin të ftuara në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Ka qenë Mira ajo që ka treguar një episod të jetës së saj, të ndodhur shumë vite më parë. “Ish- i dashuri im i para 10 viteve nuk e donte shumë Anjezën. Pasi ishim ndarë, e ritakoj sërish pas shumë vitesh dhe duke diskutuar si do ishte jeta jonë nëse do ishim akoma bashkë, ai më thotë: ‘E sigurt që s’do ishe shoqe me Anjezën’. Aty unë them me vete: ‘Sa mirë që nuk u martuam’”