Ato sot janë fytyrat më të pëlqyera të ekranit, imazhet që i shikojmë pothuajse kudo dhe që bëhen pjesë e vazhdueshme e medias rozë. Mirëpo konkursi i mbrëmjes së djeshme, Miss Shqipëria 2016, na kujtoi që edhe ato e kanë nisur rrugën e suksesit nga e njëjta pikë.

Ndonëse konkurse të tilla bukurie tashmë e kanë humbur interesin, madje kritikët dhe feministët i konsiderojnë si të pavlera dhe sipërfaqësore, ata prapë organizohet e zhvillohet çdo vit. Sa herë që personazhe si Valbona Selimllari,  Çiljeta Xhilaga, Zajmina Vasjari, Anjeza Maja, Armina Mevlani, Hygerta Sako etj, bëhen herë pas here nostalgjike për kohët kur ato vetë ishin konkurrente, bashkë me to edhe ne, që dikur i ndiqnim ngulitur para ekranit, kujtojmë po me të njëjtën nostalgji “Miss Albania" dhe më pas “Miss Shqipërinë”.