Një shqiptar në Greqi u kap ditën e djeshme teksa shiste heroinë. Mirëpo, ai nuk e ka pritur mirë këtë gje dhe ka tentuar t’u ikë policëve.

Shqiptari 26-vjeçar ka goditur me grushte dhe shqelma policët dhe ka hedhur sasinë e heroinës që kishte me vete.

Sipas mediave greke, ai ishte duke i shitur një dozë heroine një shqiptari tjetër. Policia i gjeti në trup shqiptarit 100 euro kesh, ndërsa sekuestroi edhe sasinë e heroinës, që shqiptari hodhi në rrugë.