“Unë, gruaja ime dhe një fëmijë vetëm shtatë muajsh flemë në makinë prej 7 muajsh. Ku gjejmë parkim në fakt, edhe pse unë përpiqem ta mbaj larg nga rrugët e populluara, sepse i vogli trembet”. Kjo është historia e trishtë e një familjeje shqiptare në Itali, që detyrohet të gdhijë ditët e të ngrysë netët në një makinë, që ka zëvendësuar shtëpinë.
Kjo është historia e Florencit dhe familjes së tij, me origjinë shqiptare, që të prek zemrën.
Katër ditë më parë ai u dëbua nga një apartament në rrugën “Milano” dhe tani po i kalon ditët në makinë, ndërsa është në kërkim të një apartamenti.
“Çdo gjë që kemi pasur e kemi ngarkuar në makinë. Për fat të keq këtu në Bolzano ne nuk kemi të afërm që mund të na ndihmojnë ose të na presin në banesë. Përpiqemi të shtrëngojmë dhëmbët për të kapërcyer këtë kohë shumë të vështirë. Shqetësimi ynë i vetëm është të sigurohemi që djali ynë nuk do preket nga ky incident. Kur të rritet nuk do t’i kujtohet, por në mënyrë të qartë është mosha e tij më delikate”, thotë Florenci.
Florenci nuk flet italisht mirë, por ku ka vështirësi në të shprehur ndërhyn gruaja e tij për ta ndihmuar. Njëzëri në mënyrë të vendosur dhe prekëse thonë:
“Nuk do ikim nga Bolzano, sepse kjo është ajo ku ne duam të kemi jetën tonë dhe nuk e meritojmë këtë”.
Historia e këtij dëbimi, në fakt, është kontroverse, sipas avokatit të familjes, Paolo Polizzi i cili ka një studio në Milano. Ai rrëfen historinë e çiftit shqiptar që detyrohet këto ditë të jetojë në kushte aspak normale. Versioni i tij është një version i njëanshëm, por tregon për atë që ndodhi.
“Për shkak të disa punëve të rëndësishme të familjes së Florencit nuk kanë paguar qiranë për disa muaj. Ai ka grumbulluar detyrime të prapambetura rreth 3650 euro. Pronarët e shtëpisë e kanë hedhur në gjyq duke kërkuar pagesën”.
Në këtë pikë, gjyqtari i gjykatës administrative të Bolzanos e ka vendosur ekuilibrin brenda katër ditëve.
“Një periudhë kohe, shumë, pothuajse shumë të shkurtër”, tha avokati duke e quajtur paradoksale situatën edhe pse tani paratë janë paguar.
Gjykatësi ka vendosur dëbimin e familjes shqiptare nga banesa. E ndërsa të gjendet një zgjidhje në proçesin gjyqësor, familja vazhdon të flejë në makinë.





