Uellsi dhe Portugalia do të duelojnë në sfidën e parafundit të Euro 2016 ku do të kërkojnë lavdinë për të prekur finalen e madhe të Parisit. Surpriza më e madhe e këtij evenimenti është padyshim Uellsi që shokoi Belgjikën me një sukses 3-1, duke nxjerrë jashtë ndoshta skuadrën më të talentuar të europianit. Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo përballë njëri tjetrit si rivalë, ndoshta në një duel që do të reflkektohet edhe në hierarkinë e Realit të Madridit, ku mes tyre jo rrallëherë ka pasur duele të heshtura. Portugalia ka mundësinë e artë të rikthehet sërish në finale pas 12 viteve ku do të ketë mundësinë për të fshirë zhgënjimin e asaj disfate të papritur nga Greqia, por fillimisht duhet të mendojë për takimin e Lyonit pasi ekipi i Coleman është një kockë e fortë. Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të qëndrojë në hije kjo ndoshta jo për dëshirë të tij, ndërsa në krahun tjetër Bale është shkrirë me filozofinë e Uellsit pasi ai nuk konsiderohet një yll, por një lider në radhët e ishullorëve. Mungesa më e madhe e kësj sfide do të jetë Aaron Ramsey, i cili plotësoi numrin e kartonëve, por kjo nuk është një këmbanë alarmi pasi në skuadrën e Coleman nuk komandojnë emrat dhe cilësia. Në grupin luzitan, Moutinho pritet ta nisë nga minuta e parë për t’i dhënë më shumë fantazi mesfushës, ndërsa Renato Sanchez ngroh motorët për një tjetër ndeshje historike. Në 6 ndeshjet e fundit europiane Portugalia numëron vetëm barazime, ndërsa kjo është hera e 4 që siguron gjysmefinalen në 5 europianët e fundit. Në krahun tjetër, Uellsi ka bërë një rrugëtim fantastik deri në gjysmëfinale dhe në këtë ndeshje, të besuarit e Coleman kanë mundësinë t’i tregojnë botës se edhe pse një komb i vogël, ata mund t’ia dalin të bëjnë gjëra të mëdha, ashtu si Hal Robson-Kanu me atë gol fantastik kundër Belgjikës. Në kampin portugez, William Carvalho është mungesa e vetme për trajnerin Santos, i cili nuk do ta ketë të vështirë për ta zëvendësuar, duke parë numrin e madh të lojtarëve cilësorë që ka në dispozicion. Të dyja kampet po planifikojnë ta shtrijnë këmbën e gazit në maksimum sepse kjo është një sfidë ku i fituari arrin majën, ndërsa i i humburi duhet të largohet me brinjë të thyera. Cristiano Ronaldo ka mundësinë e artë për t’u konfirmuar lider dhe pretendent në garën për topin e artë, por mbi të gjitha të thyejë mallkimin me kombëtaren, ndërsa Gareth Bale synon të pasojë gjurmët e tij. Në Lyon do të luhet një nga duelet më të paparashikueshëm të futbollit europian, Uellsi i vogël sfidon Portugalinë që i ka dhuruar botës disa nga emrat më të njohur të kësaj loje. Arena është e gjitha për dy skuadrat që kërkojnë biletën e Parisit. Të mërkurën në orën 21:00 dy kombe mbajnë frymën, Europa pret finalisten e parë.
Uells-Portugali, një sfidë pa kthim
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A është ai babai? Laert Vasili reagon për shtatzëninë e Serena Sulës
I shqetësoheni ushqimit dhe problemeve shëndetësore këtë fundvit? Ja si ta kontrolloni atë
Mbyllet protesta, PD merr vendimin e rradhës, përjashton Ervin Salianjin nga Kryesia
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…





