Teuta do të luajë ndeshjen e kthimit në Kazakistan ku ka mbërritur pas një udhëtimi rraskapitës. Ahmataj ka të gjithë grupin të gatshëm dhe kryefjala e trajnerit Ahmataj i cili do të provojë në pozicione të ndryshme të fushës por dhe me lojtarë të ndryshëm si goditjet standarde, por dhe kur ato i ka kundështari.
Për trajnerin Ahmataj dhe pse skuadra e tij humbi në Durrës, kjo sfidë nuk ka mbaruar, përkundrazi ndeshja e dytë është ajo që do të vendosë gjithcka. Sfida që do të luhet në Almati do të jetë ajo që do të përcaktojë se kush do të kalojë.
“I kemi dhënë fund përgatitjeve në Durrës me suskes dhe tashmë bëjmë seancat tona në Kazakistan. Jemi shumë të fokusuar tek takimi, dhe në mëndjen tonë është që të luajmë gjithcka për gjithçka, nuk kemi çfarë humbasim, ashtu siç kundështari fitoi në Durrës pse të mos provojmë dhe ne të fitojmë. E di që është një ndeshje shumë e vështirë, kundështari ka shumë faktorë në favorin e vet por që kemi ende 90 minuta për të luajtur, këto 90 minuta janë përcaktuese se kush ecën më tej, në skuadër ka optimizëm dhe kjo më ngroh shumë, djemtë kanë besim te vetja dhe tek loja e grupit. Djemtë kanë shpirt gare, këtë e treguan dhe në ndeshjen e parë, pavarsisht se humbëm treguan një nivel të lartë, kundër një ekipi i cili ka yje në përbërje. Ne do jemi në Kazkistan të luajmë futboll, shanset tona do t'i luajmë në fushën e Karat Alamati. Kundështari është shumë i fortë dhe i ka të gjitha mundësitë dhe rezultatin në favorin e vet por dhe ne nuk do të shikojmë si luan ekipi vendas”, ka mbyllur bisedën e tij numri një i pankinës durrsake Julian Ahmataj.
Loja e zhvilluar në Durrës nga ana e Teutës kishte nëj nivel të lartë dhe kjo i ka bërë përshtypje edhe lojtarëve kazakë madje lojtari i Almaty, Tasak, ka kërkuar një bluzë të ekipit të tij por të firmosur nga të gjithë lojtarët e Teutës, padyshim që dëshira ju plotësua nga i gjithë ekipi. Gjatë stërvitjeve në Durrës Ahmataj ka provuar disa skema për goditjet standarte gjë që e pamë dhe në ndeshjen e parë ku shumë mirë ekipi durrsak mund të kishte kaluar në avantazh falë skemave te provuara dhë të praktikuara nga Ahmataj me lojtarët e tij. Rëndësi të vecantë elbasanasi i ka kushtuar dhe fazës difensive duke u kërkuar lojtarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos e humbasin përqendrimin për asnjë moment pasi kundështari ka lojtarë që ndëshkojnë nga pozicione të ndryshme. Trajneri nuk pritet të bëjë ndryshime në formacion ku do ti besojë po atyre lojtarëve në ndeshjen e luajtur në Durrës ku lojtarët treguan nivel të lartë si fizik por dhe teknik dhe formacioni bazë do të jetë i njejti.





