Arrestohet një hajdut në Durrës, i cili për një periudhë kohore prej 5 muajsh, ka kryer 8 vjedhje.

Ai është Ledion Izvira 28 vjeç, banues në lagjen Nr. 14/1 Durrës. Policia bën të ditur se natën e 4 korrikut, ka vjedhur banesën e shtetasit P. M. 44 vjeç, në lagjen ku dhe vetë ai banon. Në këtë banesë ai ka marrë sende të ndryshme shtëpiake.

Në vijim të hetimeve të specializuara është konstatuar se Izvira është autor edhe i 7 vjedhjeve të tjera, kryesisht të banesave dhe pjesëve të mjeteve.

Ai akuzohet për këto vjedhje:

1.Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit R. H. 58 vjeç (ka marrë një televizor dhe një fshesë korenti);

2.Më datë 26.03.2016, në lagjen Nr. 17, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. K. 45 vjeç;

3.Më datë 30.04.2016, në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit D. K. 35 vjeç (një pompë uji);

4.Më datë 28.05.2016, në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur kabull elektrik;

5.Më datë 18.06.2016, në lagjen Nr. 6, Durrës, ka tentuar të vjedhë mjetin me targa DR 4804 C, në pronësi të shtetasit K.S. 55 vjeç;

6.Më datë 18.06.2016, në lagjen Nr. 7, Durrës, ka vjedhur baterinë në mjetin me targa DR 8508 A, në pronësi të shtetasit P.K. 58 vjeç;

7.Më datë 21.06.2016, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetases P. D. 66 vjeç.