Një automjet është rrëzuar në liqenin e Shkopetit, teksa ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Burrel-Milot.
Aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihet ende nëse ka viktima.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe mbërritja e polumbarëve.





