Shqiptarja 41-vjeçare Lavdije Kruja, trupi i të cilës u gjet i pajetë më 7 qershor në lumin Po në Itali, pasi ishte zhdukur pa asnjë gjurmë më 30 maj, është vrarë dhe më pas është hedhur në ujë.
Ky është rezultati i hetimeve të nisur nga policia italiane, shkruajnë mediet e vendit fqinj.
Shqiptarja, nënë e dy fëmijëve 13 dhe 17 vjeç, e cila në Itali njihej nga të gjithë me emrin Dea, ishte divorcuar disa vjet në parë nga bashkëshorti dhe jetonte në Miradolo Terme (Pavia) me djalin më të vogël, ndërsa djali tjetër jetonte me ish-bashkëshortin e saj.
Identifikimi i 41-vjeçares u bë përmes analizave të ADN të disa fijeve prej flokëve të gjetura në shtëpinë e saj. Policia ka shoqëruar dhe pyetur 2 meshkuj, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije; njëri mik i shqiptares dhe tjetri një person me të cilin ajo shoqërohej kohët e fundit.





