Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka shfrytëzuar profilin e saj për të treguar dhe denoncuar ngjarjen e rëndë që ka përjetuar gjatë një udhëtimi në rrugën Levan-Vlorë. Gazetarja Hoxha e nisi rrëfimin e saj me fjalët “Dje m’u kujtua Edmond Haxhinasto, kur pas një aksidenti ne Kavaje për faj te rrugës, ai vrapoi te dilte ne TV. Tha qe fajin e kane qytetaret te cilët nuk janë te edukuar” për të përshkruar eksperiencën, e cila për fat të mirë kishte vetëm dëme materiale. Ajo i drejton një apel Ministrisë së Transporteve nëpërmjet deklaratës së poshtme:
“Dje unë i shpëtova vdekjes. Dhe nuk me bëhet vone të flas troc për ju horra. Te udhëtosh për ne Labëri tashme është rrezik. Nuk po flas për atë rruge te degraduar per te cilën na kane gënjyer fushate pas fushate. Po flas për një rruge që tashmë paraqet rrezik per jetën. E kalova këtë tmerr dje. Tek Ura e Lumit…Rruga ka pësuar rrëshqitje dhe një banor kishte vënë një litar të paralajmëronte përdoruesit. Nuk e dija e normalisht sikur Zoti mos t`më kishte ruajtur dje, sot dikush do thoshte se vdiqa nga mbi shpejtësia. P.s unë jam shumë mirë. Makinën pres t’ma dëmshpërblejë qeveria! Ky status u shkrua për të shpëtuar jetë!”





