Aktivisti i shoqërisë civile dhe artisti Eljan Tanini, në blogun e tij ka postuar sot një urim ironik me rastin e ditëlindjes së kryeministrit Rama, e njëkohësisht ka prezantuar edhe tortën e ditëlindjes, e bërë në trajtën e jashtëqitjes. Sipas tij, ky është urimi dhe kjo është torta që populli përgatiti për kreun e ekzekutivit.

“I dashur kryeministër, të urojmë nga zemra u bëfsh 100 vjeç!

Zemra na e donte të ta shtronim det, po kemi qëlluar pak hollshëm këto vitet e fundit.

Po prapë, u sajuam me këto që na u gjendën, se të paktën kaq na e ke lënë.

Populli”,- shkruan Tanini në blogun e tij.