Një futbollist i martuar që luan në Premier League është zbuluar së fundmi se akuzohet për pjesëmarrje në një marrëdhënie jashtëmartesore me një model glamour transgjinor.

Sipas raportimeve, mësohet se futbollisti ka qenë i detyruar të paguajë partneren e tij trans, si shpërblim që kjo e fundit të mos e bëjë publike lidhjen e tyre 2-vjeçare.

Futbollisti i famshëm, i cili luan gjithashtu edhe me kombëtaren e tij, ishte protagonist i një marrëdhënie dashurie me bionden plot forma, pas krahëve të bashkëshortes së tij, madje duke udhëtuar edhe shumë larg, si në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, vetëm për t'u takuar në fshehtësi.

Por, e gjithë kjo histori pasioni u shkatërrua kur futbollisti akuzoi modelen transgjinore për ngacmim dhe zhvatje, nën kërcënimin se do të publikonte marrëdhënien e tyre.

Sipas raportimeve të tabloidëve britanikë, burimet thonë se futbollisti kërkon në mënyrë të dëshpëruar që të mbajë sekret këtë histori, për të shmangur idenfitikimin e tij, çka do ta bënte atë subjekt tallje dhe degjenerimi te ekipi ku luan në Premier League.

Juristët e lojtarit kanë inkurajuar ish-të dashurën e tij që të nënshkruajë një marrëveshje, për mos publikimin e historisë, në shpërblim të 9 mijë euro.

Nga ana tjetër ajo pretendon se i është dhënë vetëm gjysma e kësaj shume dhe se tani synon të përfitojë më shumë nga kjo marrëdhënie duke shfaqur imazhin e saj.

Miq të femrës trans deklarojnë se ajo beson se futbollisti kishte rënë në dashuri me atë. Ajo deklaron se ka qenë e sinqertë që në fillim me futbollistin, duke i treguar atij se ishte transgjinore.

Ky është vetëm rasti më i fundit i një liste të gjatë me personazhe të famshme, që përpiqet të mbulojë historinë e çuditshme të seksit. Pavarësisht faktit që kjo histori tashmë është bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediave të huaja, gjykata britanike ka vendosur të ruajë sekretin mbi identitetin e dy personazheve.