Drejtoresha e zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën me seli në Kopenhagen, Danimarkë, Zsuzsanna Jakab vizitoi disa nga shërbimet e spitalit rajonal publik Durrës, njoftoi ky ent i rëndësishëm shëndetësor.
65-vjeçarja hungareze Jakab pa nga afër shërbimin e kujdesit paliativ & kemioterapisë, atë të sëmundjeve të brendshme, kabinetin e trajtimit të pacientëve diabetikë si edhe kabinetin e rezonancës magnetike.
Gjatë kësaj vizite, funksionarja e lartë e OBSH-së Zsuzsanna Jakab pati bashkëbisedime me pacientët, të cilët folën për përvojat personale si dhe me stafin për mënyrën se si funksionojnë shërbimet përkatëse.





