Është shpallur fajtor për akuzën e “dhunës në familje” nga trupa me tre anëtarë e Gjykatës së Volos, Greqi një shqiptar i moshës 43 vjeçare, i cili u arrestua në Velestino, nga policët e stacionit të policisë lokale, pas akuzave të dy vajzave të tij.

Adoleshentet e moshës 15 dhe 17 vjeçare, mësohet se kishin ankesa për babanë e tyre dhe kishin zgjedhur rrjetet sociale. si mundësi për ta denoncuar atë.

Dy vajzat kishin njoftuar përmes internetit se babai i tyre i mbante ato të mbyllura në shtëpi, i mallkonte, i kërcënonte e dhunonte.

Siç raportojnë mediet greke, nëna e vajzave dhe gruaja e 43-vjeçari banonte në Shqipëri me dy vajzat e tjera më të vogla të çiftit.

Gjykata e ka dënuar me 18 muaj burg, i cili u pezullua me kusht që të mos kryejë të njëjtën vepër penale.