Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Arlind Ajeti i mbyll derën klubit të Peskarës.
Portalet italiane shkruajnë se presidenti i këtij klubi, Daniele Sebastiani, kishte thënë se do të priste telefonatën deri ditën e dielë, më pas do të përqendroheshin tek një tjetër objektiv.
Telefonata e mbrojtësit duket se ka ardhur sot dhe ajo nuk ishte në favor të klubit bardheblu. “Mbrojtësi refuzoi ofertën tonë”,-ka thënë presidenti i klubit sipas portalit italian “rete8.it”.
Më herët, mediat italiane kanë shkruar" “Ajeti pati kohë për të reflektuar për ofertën e mirë që iu bë nga bardheblu: Kontratë 4-vjeçare dhe rreth 350 mijë euro në sezon përfshirë bonueset në rritje deri në 500 mijë euro, si edhe një klauzolën për zgjidhjen e marrëveshjes nëse klubi bie në Serinë B”.
Tani klubi do të përqëndrohet te Stendardo, i cili i ka qenë darkod me transferimin, paçka se ka një kontratë 1-vjeçare me Atalantën. /Panoram Sport/





